×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Të sigurt si kurrë më parë në fitore

    Reporteri
    22 Shtator 2019 | 23:17

    Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, shprehet tejet i bindur se partia e tij do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit dhe se ai do të jetë kryeministër i ri i vendit.


    Këtë bindje Kurti e bazon siç thotë në sallat e mbushura.

    “Sallat e stërmbushura, saqë detyrohemi të dalim jashtë në mot të ftohtë e ku bëhet sërish ngrohtë nga entuziazmi. Të sigurt si asnjëherë më parë, drejt fitores së paparë, sepse erdhi dita me 6 tetor”, shkruan Kurti në Facebook. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!