×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se po vazhdon mbledhja e dëshmive të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

    Reporteri
    09 Maj 2024 | 20:31

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot Atdhe Hetemin – drejtor i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me të cilin ka biseduar për raportin gjashtëmujor të këtij institucioni.

    Kryeministri Kurti ka thënë se “të gjitha dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, të ruajtura nga organizata vendore e ndërkombëtare, nga hulumtues e dokumentues, bashkë me dëshmi të pambledhura deri më tash, vazhdojnë të mblidhen nga institucionet e Republikës së Kosovës”.

    “Për narracione të vërteta dhe të sakta për masakrat, torturat, dhunimet, pengjet e luftës, zhdukjet me dhunë, plaçkitjet, shkatërrimet dhe të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, për kujtesën tonë kolektive dhe për trashëgiminë tonë, e kemi të funksionalizuar Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!