×
  • Lajme
  • Lajme

    Kush sipas Berishës, loboi që ai të shpallet “non-grata” nga SHBA-ja

    Reporteri
    27 Janar 2022 | 22:21

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se Gorge Soros ka qenë lobues që ai të shpallet “non-grata” nga SHBA-ja.

    Berisha ka folur edhe për sanksionet që SHBA i ka vendosur atij dhe familjes së tij.

    “Shpallja ime “non-grata” është një diktim i lobimit korruptiv të George Sorrosit dhe Edi Ramës pa asnjë provë dhe interes. Dhe fatmirësisht këtë nuk e them vetëm unë por ia thanë sekretarit amerikan edhe kongresmen”, tha Berisha për ATV.

    “Unë kam deklaruar publikisht që George Soros të shpallet “non grata”. Edi Rama është njeriu më i pushtetshëm duke u krahasuar edhe me Ramiz Alinë dhe këtë ndihmë e ka nga Sorros”, tha ndër të tjerash Sali Berisha.

    Berisha gjithashtu ka përsëritur se edhe kundërshtimi i tij për ndryshim kufijsh të Kosovës ka qenë një nga faktorët e këtij penalizimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!