×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendi mban seancë solemne për 12 vjetorin e Pavarësisë

    Reporteri
    16 Shkurt 2020 | 23:14

    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.


    Seanca solemne do të fillojë në orën 11:00.

    Qeveria e Kosovës po ashtu ka paraparë një sërë aktivitete tjera me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së vendit.

    Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK. E derisa garda ceremoniale do të bën ngritjen e flamurit, intonohet himni nga bendi i FSK’së.

    Pas kësaj në orën 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të vendosin kurora te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. Pastaj, do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, tek varrezat në Velani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!