×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është njëri nga personat që vdiq në aksidentin e rëndë në Rahovec, varrimi i tij bëhet sot

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 16:29

    Dje në Bërnjak të Rahovecit ndodhi një aksident i rëndë trafiku ku mbetën të vdekur tre persona.


    Dyshohet se shkaktarët e aksidentit janë mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi në mënyrë të pasigurt.

    Njëri nga të aksidentuarit që ka ndërruar jetë në aksidentin e djeshëm është Hilmi Lama nga Rahoveci, shkruan Reporteri.net.

    Ai përshkruhet baba i mirë dhe i devotshëm për familjen dhe të afërmit e tij, një punëtor i madh dhe një udhëheqës i suksesshëm i një biznesi të vogël në qytetin e Rahovecit.

    Varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e Ikindisë në varrezat e qytetit në Rahovec. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!