×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet ish-prokurori Elez Blakaj, thotë se po merr kërcënime

    Reporteri
    20 Tetor 2022 | 18:15

    Ish-prokurori Elez Blakaj ka thënë se është duke marrë kërcënime në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas Blakajt, këto kërcënime po vijnë nga emra anonim, për të cilët ka pasur disa fjalë.

    “Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën! Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë!”, ka shkruar Blakaj.

    Elez Blakaj kishte dhënë dorëheqje nga pozita e prokurorit special në gusht të vitit 2018 dhe ishte larguar nga Kosova, pasi është ankuar për presion gjatë punës së tij. Ish-prokurori Blakaj kishte qenë duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së, ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!