×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Një punëtor rrezikon jetën, ngjitet në skele pa mjete të sigurisë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 19:25

    Aksidentet në vendin e punës, e të cilat shpesh herë përfundojnë me fatalitet, vazhdojnë të jenë në rritje. Kjo për shkak të mos kujdesit të punëdhënësve por edhe punëtorëve.


    Një qytetar, ka dërguar një video në KPress, ku shihet një punëtor pa mjete të sigurisë duke rrezikuar jetën e tij. Ai shihet duke u ngjitur skelave përpjetë në një ndërtesë, kurse, punëtorët tjerë as që reagojnë, pasi ky veprim duket si diçka normale për këtë punë.

    Sipas informatave, kjo ndërtesë gjendet në lagjen Mati në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Muharrem Fejza”.

    Vetëm gjatë vitit 2018, në vendin e tyre të punës humbën jetën 22 persona kurse më shumë se 112 persona kanë pësuar lëndime trupore.

    Ndërsa, në katër muajt e këtij viti, kanë ndodhur 16 raste të aksidenteve në vend të punës. 13 aksidente kanë përfunduar me lëndime dhe tre raste me vdekjen e punëtorëve në vend të punës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!