×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmi se ShBA përkrah shkëmbimin e territoreve, reagon ashpër Grenell

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 9:00

    Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i ShBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

    Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

    Mirëpo, Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi.“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1230022469605613568

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!