×
  • Lajme
  • Lajme

    Lansohet kampanja ‘Për Shnet’ nga Chameleon

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 17:04

    Kompania “Chameleon” ka lansuar kampanjën “Për Shnet” të martën në Prishtinë.

    Kjo kampanjë ka për qëllim riciklimin e materialeve si cerada, baner dhe billboard.

    Kështu do të ndihmohet në ruajtjen e ambientit dhe në të njëjtën kohë me shitjen e produkteve nga materialet e riciklueshme të ngrihen fondet për fëmijët e prekur me sëmundjen e kancerit.

    Eshtë hera e parë qe organizohet një kauze “UP CYCLE” në Kosovë, ku materialet e përdorura dhe të pa degradueshme ridestinohen në forme të “totebags” dhe vendosen në shitje. Përmes kësaj nisme fuçizohen dy kauza, ajo e mbrojtjes së ambientit dhe ndihmës humanitare.

    “RECIKLO, RIPËRDOR, NDIHMO! Është motoja e kampanjës, ku banerët dhe ceradat e përdorura të printura ne Chameleon do të shndërrohen në “tote-bags” nga Drenusha Xharra. Këto “totebags” do të vendosen në shitje në Instagram dhe të gjitha fondet nga shitja e produkteve do të përdoren për të shpëtuar jetë fëmijëve me Kancer në QKUK, u shpreh Donik Karaqi nga Chameleon.

    “Kampanja ‘Per Shnet’ është njëra nga kampanjat humanitare qe kam pas një lidhje të jashtëzakonshme emocionale. Unë vetë jam nënë e një vajze të vogël dhe kam qenë shumë e lumtur kur kemi vendosur për iniciativën. Është ndjenjë e veçantë kur e mendon se një nga krecioni i imi do ndihmojë në shpëtimin e jetëve të bebeve”, ka thënë Drenusha Xharra, dizajnere.

    “Së bashku të gjithë kemi një mundësi ku mund të ndihmojmë të tjerët! Bashkohuni te gjithë në kampanjën tonë “PËR SHNET”, me qëllim të ndihmojmë, të mbrojmë ambientin dhe në të njejtën kohë të shpëtojmë jetë të fëmijëve”, thuhet në kumtesë.

    Fondet për fëmijet me kancer do dhurohen përmes organizatës joqeveritare Care for Kosovo Kids të cilët kanë për qëllim të ndihmojnë fëmijët e shtruar në repartin e Hematologjisë-Onkologjisë Pediatrike të QKUK-së të marrin barnat e tyre kundër kancerit dhe ato ndihmëse në bazë të kërkesave zyrtare të mjekëve. Duke pasur parasysh pagat mesatare të ulëta në vend, prindërit e këtyre fëmijëve e kanë të pamundur të përballojnë blerjen e barnave me kosto të lartë. Përveçse të shtrenjta, shumë prej barnave nuk gjenden në barnatoret vendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!