×
  • Lajme
  • Lajme

    Latifi tregon se pse është e rrezikshme t’i lihet shteti në dorë Albin Kurtit

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 10:09

    Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kush duhet të jetë kryeministër i Kosovës, duke thënë se Albin Kurtit është rrezik t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit.


    “Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit”, ka shkruar Latifi.

    Tutje, Latifi ka thënë se ‘mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër’.

    Shkrimi i plotë i tij:

    KUSH KRYEMINISTËR?

    Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.

    Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!

    Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!

    Mos mi harroni këto fjalë!

    Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!