×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK ende institon ta marr postin e Presidentit

    Reporteri
    09 Dhjetor 2019 | 8:18

    Lidhja Demokratike e Kosovës po synon ta marrë postin e presidentit dhe atë të kryeparlamentarit ndonëse për një gjë të tillë nuk po gjen pajtim nga partneri potencial i koalicionit.


    Për Vetëvendosjen pozita e presidentit është e panegociueshme dhe nëse LDK-ja nuk tërhiqet nga kjo kërkesë vendi mund të shkojë në zgjedhje, në të cilat partia e Kurtit po shprehet e gatshme të matet

    Është bërë një javë prejse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë zhvilluar takim për arritjen e koalicionit qeverisës.

    Ndonëse kurorëzimi i koalicionit ishte premtuar të ndodhë qysh pas certifikimit të rezultateve, një gjë e tillë është stopuar për shkak të mospajtimeve për pozitat e mëdha qeverisëse, shkruan sot gazeta Zeri.

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po presin që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë kompromise të dhimbshme, duke e vënë në diskutim pozitën e presidentit.

    Ata theksojnë se nga këto negociata nuk do të dalin të nënshtruar.

    Përderisa nga Vetëvendosja vazhdojnë të pohojnë se pozita e presidentit nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve politike, meqë në atë pozitë duhet të vijë një figurë jopartiake dhe që do të luajë rol unifikues në spektrin politik.

    SHPËRNDAJE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!