×
  • Lajme
  • Lajme

    Letra që Bordi i Telekomit i dërgoi Qeverisë, pak para se të shkarkohej

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 17:34

    Pak para se të vendosej në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e bordit drejtues të Telekomit, këta të fundit përmes një shkrese kanë akuzuar Ministren Rozeta Hajdari se kërkesa e saj është politike dhe ka për qëllim denigrimin e kësaj ndërmarrje publike. Ata, kanë nënvizuar se zgjedhja e tyre ishte bërë nga Komisioni i Ambasadës Britanike në Kosovë. Tutje, aty pretendohet se Hajdari ka refuzuar një takim urgjent me ta.


    Për mos përmbushje të planit të biznesit dhe për arsyeje se Qeveria beson se bordi i Telekomit të Kosovës kanë shkelur detyrat e tyre, duke lejuar edhe shpenzimet e tepërta, me propozimin e Ministres së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Investimeve Strategjike, Ndermarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, Qeveria e Kosovës pak minuta më parë ka shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrje.

    Pak orë para se të merrej ky vendim, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, përmes një shkrese kanë akuzuar dhe shprehur pakënaqësitë mbi trajtimin, siç thonë ata denigrues dhe qasjes politike të Ministres Hajdari ndaj kësaj ndërmarrje.

    Shkresën e plotë e ka siguruar Gazeta Online “Reporteri.net”.

    “Fillimisht ua rikujtojmë se ë mënyrë të vazhdueshme Telekomi i Kosovës ka kërkuar vëmendjen tuaj në çështjet e rendësisë urgjente, ku është përfshirë a) Rasti i Arbitrazhit me Dardafon.net (Z-Mobile), b) Siguria nacionale dhe e mirëmbajtjes së rrjetit aktual të Telekomit, dhe c) Kapitalizmi dhe financimi i projekteve esenciale të Telekomit të Kosovës”, thuhet në shkresën e Bordit të Telekomit drejtuar Rozeta Hajdarit.

    Sipas shkresës, Ministrja Hajdari përveç se ka injoruar kërkesat e Bordit të Telekomit, ajo ka injoruar tërësisht edhe takimin me ta, që sipas tyre ka qenë nevojë urgjente për tu realizuar, meqë Ministria që ajo drejton ka cilësinë e Aksionarit në Telekom.

    “Refuzimi i juaj për të bashkëpunuar me Bordin Aktual dhe Menaxhmentin, kjo bazuar në paragjykime dhe vlerësime politike, është në tërësi i pabazuar”, thotë shkresa.

    “Bordi Aktual i Telekomit të Kosovës është përzgjedhur dhe ranguar nga Komisioni i Ambasadës Britanike, dhe i njëjti ka ushtuar funksionet e tij në përputhje me ligjin”, kanë nënvizuar Bordit i Telekomit.

    Tutje, në letër pretendohet se “vetë fakti se keni vendosur për shkarkimin e tërsishëm, pa pasur një raport objektiv të vlerësimit, dhe pa pasqyruar përgjegjësitë individuale, është tregues i mungeës së profesionalizmit, dhe qëllimit denigrues e politik të Vendimit”, thuhet në shkresën që ka pranuar Ministrja e Ekonomisë, të siguruar nga Reporteri.net.

    Ndryshe, para se Qeveria Kurti të votojë shkarkimin e Bordit të Telekomit të Kosovës, zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i ka propozuar ministres që të mblidhet Komiteti Ministror, pastaj të merret vendimi.

    Por, një kërkesë e tillë e Hotit është shpërfillur. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!