×
  • Lajme
  • Lajme

    Ligji thotë se mund të grumbullohen vetëm 5 veta, nënkryetari i Gjilanit fotografohet më 9 të tjerë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 17:57

    Nënkryetarin e Gjilanit, Arbër Ismajli prej fillimit të pandemisë e kemi parë shumë aktiv. Por siç duket ai është lodhur nga zbatimi i masave anti-covid19, shkruan Reporteri.net.


    Sot ai ka thyer rregullat e vendosura nga Qeveria e Kosovës.

    Ismajli në Facebookun, ka publikuar një fotografi duke e festuar ditëlindjen e një shoku në një tavolinë me nëntë persona të tjerë kokë më kokë, duke thyer edhe rregullin e mbajtjes së distancës.

    Arbër Ismajli pritet që në zgjedhjet e ardhshme komunale të jetë kandidat I Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!