×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj për autostradën “Arbën Xhaferi”: Sot po finalizohet një projekt i ideuar nga unë në vitin 2007

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 10:38

    Sot në orën 12:00, do të bëhet përurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, që do të lidh Kosovën me Maqedoninë.


    Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se  ndihet mirë që sot po finalizohet një projekt i madh, i projektuar në kohën kur ai udhëhiqte me Ministrinë e Infrastrukturës, gjatë vitit 2007, shkruan Reporteri.net.

    “Të nderuar qytetarë, pak orë na ndajnë nga përurimi i autostradës “Arben Xhaferi”, autostradë kjo që do ta lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave dhe do ta lidhë Kosovën me vendet fqinje. Ndjehem mirë që sot po finalizohet një projekt madhor dhe strategjik i ideuar dhe projektuar në vitin 2007 në kohën kur e drejtoja Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomit. Pas “Rrugës së Kombit”, autostrada “Arben Xhaferi”, është projekti më strategjik i cili e ofron Kosovën me rajonin.Urime qytetarëve të Kosovës për këtë projekt madhor.(Foto e vitit 2010, koha kur drejtoja Ministrinë e Transportit kur ishte ideuar dhe projektuar ndërtimi i kësaj)”, ka shkruar Limaj në profilin e tij.

    Ndryshe rrreth 6 kilometra do të jetë e gjatë ura në autostradën “Arbën Xhaferi” që lidh Kosovën me Maqedoninë, që e bën atë urën më të gjatë në Ballkan./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!