×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: Rritja nga 12 në 15 ministri, tendencë e VV-së me paraqit LDK-në parti që ka etje për pushtet

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 22:50

    Më 14 janar, Albin Kurti i dërgoi letër Isa Mustafës, ku i bëri ofertë për rritjen e shtimit të ministrive nga 12 në 14 sosh, me ç’rast VV i ka 5 ministri kurse LDK 6 ministri.


    Por këtë ofertë e refuzoi LDK-ja, ku një ditë pas tha se nuk është e interesuar për shtim të ministrive.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo ofertë e VV-së është bërë për të paraqitur partinë e tij si të etur për pushtet.

    “Kërkesa për rritje të ministrive nga 12 në 15 është tendencë për ta paraqitur LDK-në si parti e cila ka etje me marrë më shumë pushtet e ministra, se sa përgjegjësi”, ka thënë Haziri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se LDK nuk e sheh rolin e balancuar pa pjesëmarrje në Kuvend, që nënkupton marrjen e kryetarit të Kuvendit, pozitë që aktualisht e mban Glauk Konjufca i VV-së.

    Kujtojmë se nesër VV e LDK do të takohen sërish, por këtë here pjesë e takimit do të jenë edhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësuesja e BE-së në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!