×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbi 13 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 9:02

    Nga 13 marsi kur edhe u shënuan raste e para me Covid-19, në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 15.425 persona. Prej tyre 619 kanë vdekur, 13.165 janë shëruar, ndërsa 1.641 raste janë aktive.


    “Numri total i rasteve pozitive është 15.425 raste nga 65.454 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 619 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 77 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.165 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.641”, shkruhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

    Përgjatë këtyre dy javëve të fundit, rastet e vdekjeve nga koronavirusi kanë shënuar rënie, ndërsa është rritur numri i të shëruarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!