×
  • Lajme
  • Lajme

    Me një orë vonesë, deputetët fillojnë të hynë në sallë për të votuar për zgjedhjen e presidentit

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 19:02

    Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit e cila ishte paraparë që të fillojë në ora 18:00, është shtyrë për një orë.


    Arsyet e shtyerjes së seancës nuk janë bërë të ditura, shkruan Reporteri.net.

    Në sallën e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hynë deputetët e Vetëvendosjes.

    Kandidate për presidente është Vjosa Osmani, për të cilën partia më e madhe në vend, VV, ende nuk i ka siguruar votat e nevojshme, pasi që nuk i ka të garantuara 80 vota në Kuvend për t’ia mundësuar kuorumin zgjedhjes së presidentit.

    PDK ka deklaruar se nuk marrin pjesë në seancë, sepse nuk kanë votë për Vjosa Osmanin, ndërsa nga LDK kanë thënë se në votim do të marrin pjesë vetëm nëse tërhiqet Projektligji për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.

    Grupi Parlamentar i LDK-së ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!