×
  • Lajme
  • Lajme

    Më shumë se 5 orë pas orarit zyrtar, vazhdon puna në Gjykatën Kushtetuese

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 21:38

    Gjykata Kushtetuese po vazhdon punën për të sjellë vendimin lidhur me dekretin për mandatarin për formimin e qeverisë.


    Pra, akoma nuk ka ndonjë vendim konkret nga ky institucion.

    Siç raportohet, aty janë vërejtur disa lëvizje dhe ka pasur edhe drita të ndezura brenda, çka jep sinjal se puna ende po vazhdon në sjelljen e këtij vendimi.

    Edhe patrullat e policisë po qëndrojnë që nga ora 15:00, nga kur janë vendosur aty pas paralajmërimit për fillimin e test-protestës e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e cila është mbajtur nga ora 17:00.

    Ndryshe, orari zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, sikurse i të gjitha institucioneve në vend, përfundon në ora 16:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!