×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat ndërkombëtare raportojnë për kritikën amerikane dhe evropiane ndaj Qeverisë së Kosovës

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 23:16
    Pamje nga zhvillimet e fundit në veri. Foto: REL

    Për zhvillimet e sotme në veri të Kosovës dhe reagimet e ndërkombëtarëve në lidhje me ato zhvillime, kanë raportuar edhe mediat e vendeve të tjera.

    Agjencia e njohur e lajmeve, Reuters ka shkruar për reagimin e Britanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se dënuan vendimin e Kosovës për hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

    “Britania, Franca, Italia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara dënuan vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri të Kosovës të premten, duke u bërë thirrje autoriteteve që të tërhiqen dhe të de-përshkallëzojnë situatën”, thuhet në raportimin e Reuters.

    Në lidhje me këtë, ka raportuar edhe media franceze, France24, duke vënë theksin në reagimin e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, ku thuhej se Shtetet e Bashkuara “dënojnë fuqishëm” veprimin e Kurtit, përcjell Klankosova.tv.

    “Këto veprime kanë përshkallëzuar tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, kanë cituar ata Blinkenin.

    Tutje, në raportimin e France24 thuhet se fuqitë perëndimore janë shprehur të shqetësuara nga vendimi i Serbisë, siç thuhet në shkrim, për të rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën.

    “Shtetet e Bashkuara lëshuan gjithashtu një deklaratë të përbashkët me Britaninë, Francën, Italinë dhe Gjermaninë që dënuan vendimin dhe i kërkuan Kosovës që “të tërhiqet menjëherë dhe të de-përshkallëzohet”.

    “Fuqitë perëndimore thanë se ishin gjithashtu “të shqetësuara nga vendimi i Serbisë për të rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet tutje në shkrimin e France24.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!