×
  • Lajme
  • Lajme

    Mehaj pret në takim komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 16:44

    Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccian.

    Mehaj bëri të ditur se bashkëpunimi me KFOR-in do të vazhdojë edhe më shumë në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

    “Bashkëpunimi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më intenzivisht në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, ka shkruar Mehaj.

    “Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, sot prita në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia”.

    “Me këtë rast, Gjeneralin Ristuccia e falënderova dhe i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe gjithë qytetarëve pa dallim”.

    “Gjithashtu e njoftova edhe për të arriturat e deritashme , proceset zhvillimore aktuale si dhe synimet tona për të ardhmen”.

    “Të dy ndamë përshtypjet e larta për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të deritashëm duke shprehur njëherit vullnetin e përbashkët që bashkëpunimi dhe koordinimi ynë dypalësh të intensifikohet edhe më tej në të ardhmen, në kuadër të mandateve tona respektive”.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!