×
  • Lajme
  • Lajme

    Mëngjes mjaft i ftohtë, gjatë ditës ngrohet moti

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 7:10

    Mot kryesisht me diell parashihet për ditën e premte. Mëngjesi më i ftohtë, me mundësi për mjegull në ultësira. Temperaturat minimale zbresin edhe deri në 0C, njofton Prishtina Weather.

    Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale 18C e 19C.

    Në fundjavë mot stabil, e më ngrohtë, kryesisht me diell, deri në 22C.

    “Shtatori i 2022-ës në vendin tonë ishte më i ftohti që pas viteve 2008 e 2009, dhe i katërti më i lagësht me të reshura, sipas shënimeve për Ndryshime Klimatike Copernicus”, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!