×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgimtari nga Gjermania fasadon minaren e xhamisë në fshatin Çabër

    Reporteri
    19 Qershor 2022 | 21:47

    Minarja e xhamisë në fshatin Çabër të Zubin Potokut po meremetohet.

    Financimin e bëri një mërgimtarë nga ky fshat që aktualisht jeton në Gjermani.

    Mirëpo, Nimon Veseli që thotë se deri në 8 herë në vit e viziton vendlindjen nuk dëshiron të tregojë sa i kushtoi fasadimi.

    “Shuma është katër shifrore, nuk ka nevojë me cekë, unë e kam ba për Zotin, për familje dhe për nder të fshatit e xhematlinjëve dhe hoxhës që e kemi shumë të mirë”, tha Veseli, raporton klankosova.

    E imami i xhamisë Besim Kurti, tregon se ka kohë që minarja ishte vjetruar dhe e vlerëson lartë që financimi u bë me vetiniciativë.

    Xhamia e fshatit Çabër që është i vetmi i banuar me shqiptarë në komunën e Zubin Potokut ishte ndërtuar në vitin 2007.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!