×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Murati e Bajrami përplasen për shifrat e eksportit e qarkullimit të bizneseve

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 12:47

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili të premten në një status në Facebook ka paraqitur të dhëna për qarkullimin e bizneseve.

    “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Ndërkohë Bajrami i ka reaguar duke i thënë se po ia kujton rënien e eksporteve. “Ministër, po ta kujtoj se eksportet e Kosovës të vitit 2023 janë për 6% me të ulëta se ato të vitit 2022, për këtë s’po flet a? Çka ke bë ministër për sektorin privat që po krenohesh me qarkullimin e tyre, përveç që iu ke marrë taksat dhe i ke shpërnda në formë të karameleve”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka përmendur inflacionin në mandatin e Qeverisë Kurti e mungesën e investimeve kapitale.

    “Në mandatin e juaj: Investiemt kapitale të nivelit qendror janë të njëjta me ato të vitit 2017, plus ti ke inflacion 23% në tri vjetët e fundit, bizneseve u është dyfishuar tatimi në pronë, bizneseve u është rritë çmimi i energjisë, bizneset për shkak të sanksioneve që ju e keni futë vendin e kanë pasur shumë më vështirë me i mirëmbajtë kontratat me partnerët e tyre jashtë dhe për atë arsye eksporti në vitin 2023 është për 6% me ulët se ai i vitit 2022. Qe dy vjet e ke drejtorin e ATK-së pa mandat, të emëruarin e PDK-së në kohën e Bedri Hamzës ministër i financave, çka me të thanë. E sa ju përket atyre që po themi në studio merr leje ndonjë ditë, gjeje guximin e hajde përballemi”, ka shkruar Bajrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!