×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Historia e grave të Kosovës nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin, u dëshmua se nuk i do afër vetes heroinat e gjalla

    Reporteri
    22 Tetor 2022 | 16:06

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas forumit të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani.

    Musliu ka thënë se historia e grave të Kosovës të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin.

    “Historia e grave të Kosovës në garantimin e paqes dhe sigurisë as nuk fillon e as nuk mbaron me Vjosa Osmanin! Ajo edhe njëherë u dëshmua se nuk i pranon dot afër vetes heroinat e gjalla të Kosovës.

    Jemi një Komb qe trashëgojmë mençurinë dhe guximin e grave me shekuj’’.

    Po ashtu ka reaguar edhe ndaj Ministrit të Mbrojtjes ku kishte thënë se “Ushtria konsiderohet ende si vend për burrat dhe këtë duhet ta ndryshojmë… “, deputetja i ka përmendur disa nga Heroinat shqiptare dhe ka thënë se këto gra kanë sfiduar mendësinë e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.

    ‘’Paska harruar se inkuadrimi i grave e vajzave në UÇK të motivuar nga Shote Galica, Nora e Kelmendit, Vaskalina, Micja, Mbretresha Teutë e gra tjera heroina, kanë sfiduar mendesine e secilit njeri qe mendon si Armend Meha.

    Gratë kanë pësuar më se shumti kur për to kanë folë e po flasin njerëz me mentalitet anadollak si Armend Meha&CO’’, ka përfunduar statusin në Facebook Musliu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!