×
  • Lajme
  • Lajme / Intervistimi i ambasadorit

    Musliu-Shoshi: Martin Berishaj do të duhej të shkarkohej që të ruhet imazhi i Kosovës

    Reporteri
    29 Mars 2024 | 15:44

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë e Kosovës po intervistohet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Musliu-Shoshi ka thënë se ambasadori Martin Berishaj është dashur të shkarkohej që të ruhej imazhi i Kosovës, përcjell Reporteri.net.

    Ajo ka thënë se një imazh i tillë kur ambasdorët intervistohen nga Prokuroria sa janë në detyre, flet për diplomaci jo të besueshme dhe të korruptuar.

    Deputetja e PDK-së thotë se kjo nuk i duhet Kosovës dhe se ambasadori Berishaj s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet e drejtësisë.

    “Martin Berisha është dashur të shkarkohet, që të ruhet imazhi i shtetit tonë. Imazhi i tillë i ambasadorëve duke u intervistuar nga prokuroria speciale e duke qenë në detyrë, flet për diplomaci jo kredibile dhe të korruptuar. Kjo nuk i duhet Kosovës!

    Martini s’e ka vendin në diplomaci, por në institucionet ku jepet përgjegjësi për drejtësi”, ka shkruar ajo.

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është duke u intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë nga ora 8:30 e mëngjesit të sotëm. Ky intervistim vjen pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në media.

    Afera financiare, Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!