×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i del në mbrojtje Hotit: Në Kuvend sot janë tri mësymje kundër tij

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 9:41

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tri interpelancat që kryeministri Hoti sot ka në Kuvendin e Kosovës sot, në fakt janë tri mësymje kundër tij.


    Mustafa ka thënë se dy nga këto interpelanca janë kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse kryeministri është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.

    Sipas Mustafës, ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin, si dhe ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet t’u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot duhet të jenë me kryeministrin.

    Reagimi i plotë i Mustafës:

    Të nderuar miq,
    Sot, tri interpelanca njëpasnjë në Kuvendin e Kosovës. Tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti.
    Dy, kundër marrëveshjes dhe bashkëpunimit me SHBA-të dhe një, pse është shprehur se duhet të zbatohet Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për respektimin e Ligjit të miratuar me 2/3 e deputetëve, i cili ka krijuar detyrime ndërkombëtare të Kosovës.
    Ata që e vlerësojnë miqësinë dhe partneritetin me SHBA-të, sot janë me Kryeministrin. Ata që ndajnë bindjen se Kosova duhet tu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe Ligjit, si dhe partneritetit me BE-në, sot mbështesin sjelljen parimore dhe të përgjegjshme të Kryeministrit dhe Qeverisë Hoti! IM

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!