×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen mirënjohje nga ambasadori turk për FSK-në

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 16:21

    Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Tunç  Angili ndau mirënjohje për kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi.

    Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve u mbajt sot, në Kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomzotin.

    “Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga Ambasadori Turk, Tunç Angili për Kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e Operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi.  Në shenjë mirënjohje për kontingjentin e FSK-së, që ishte pjesë e operacionit të Kërkim Shpëtimit në Turqi, sot në Kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin u mbajt ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve nga Ambasadori Turk në.” thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook, përcjell Reporteri.net.

    Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri, shprehu gatishmërinë e FSK-së për operacionet në ndihma humanitare dhe falenderoi ambasadorin për bashkëpunimin dhe ndihmën në ngritjen profesionale të FSK-së.

    Ndërsa, Ambasadori i Turqisë falenderoi FSK-në dhe shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë pas tërmetit në Turqi.

    “Ambasadori i Turqisë në Kosovë shprehu falënderim për Kontingjentin e FSK dhe Shtetin e Kosovës për ndihmën e dhënë dhe gatishmërinë e treguar për t’iu ndalur në ndihmë e për ti shpëtuar jetët e njerëzve që ishin nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti.”, thotë njoftimi.

    Pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe Komandanti I Kontingjentit të Turqisë në Kosovë, Kolonel Recai Yilmaz, Atasheu i Ushtrisë Turke në Akif Kahraman si dhe  Oficerë të lartë të Gardës Kombëtare.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!