×
  • Lajme
  • Lajme / Postimi në "X"

    Nderohen dy ushtarakë dhe ish-sekretarja Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

    Reporteri
    30 Prill 2024 | 17:26

    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan në mënyrë të jashtëzakonshme në ndërhyrjen e drejtuar nga NATO që i ka dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.

    Hovenier ka thënë se në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kanë emëruar dy salla në nder të dy ushtarakëve amerikanë, Reichert dhe Gibs dhe një tjetër në emër të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

    Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ish-presidentët Sejdiu e Jahjaga dhe figura të tjera të jetës politike në Kosovë.

    “Stafi dhe vizitorët tanë do të reflektojnë mbi trashëgiminë dhe kontributet e këtyre individëve sa herë që mblidhemi në këto dhoma. Ne ishim veçanërisht mirënjohës që në ceremoninë e sotme na janë bashkuar presidentja Osmani si dhe familjet Reichert dhe Gibbs. “, ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!