×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënie drastike e lindshmërisë në Kosovë gjatë vitit 2018

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 10:09

    Në Kosovë gjatë vitit 2018 ka pasur rënie të lindshmërisë krahasuar me vitin 2017 dhe 2016.


    Sipas statistikave në aplikacioni “Open Data” në vitin 2018 kanë ndodhur 10 mijë e 171 lindje, shkruan Indeksonline.

    Ndërsa në vitin 2017, kanë ndodhur 18 mijë e 903 lindje, që i bije 8 mijë e 732 lindje më pak që nëse e kthejmë në përqindje I bie 46.2% rënie.

    Në të dy vitet ka pasur më shumë meshkuj të lindur se sa femra.

    Gjatë 2018-ës, 5351 meshkuj kanë lindur dhe 4 mijë e 820 femra, kurse para dy viteve, 12 mijë e 168 meshkuj të lindur dhe 6 mijë e 735 femra.

    Situata afërsisht e njëjtë si në viti 2018, ishte edhe ajo në 2016. Në Kosovë ndodhën 10 mijë e 274 lindje, ku 5 mijë e 310 ishin meshkuj dhe 4 mijë e 964 femra.

    Kjo rënie e lindshmërisë në Kosovë po ndodhe në shtetet ballkanike. Në Serbi është rritur frika që në 20 vitet e ardhshme do të ketë rënie drastike të popullsisë.

    Po ashtu edhe në Shqipëri ka pasur rënie të lindshmërisë në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!