×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendoset që Juniku dhe Gjakova të lidhen me rrugë të re

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 15:15

    Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuqi, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë.


    Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

    Me rastin e kësaj marrëveshjeje, Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës.

    Ndërsa  Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!