×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntëvjeçari nga Kosova i shkruan letër Bidenit, i kërkon t’ia mësojë historinë amerikane

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 17:15

    Një nëntëvjeçar nga Kosova i ka shkruar letër një presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Biden. Letrën e tij e ka publikuar në Twitter, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.


    Ajo ka thënë se nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo letër, në të cilën nxënësi i klasës së tretë i kërkon Bidenit t’ia mundësojë që ai të mësojë më shumë në shkollë rreth Amerikës.

    “Një nxënës i klasës së tretë, nëntë vjeç nga Kosova i shkruan një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden duke kërkuar mbështetjen e tij, sepse ai do të donte të mësonte më shumë rreth SHBA-së në shkollë. Nuk ka asgjë më të lezetshme sesa kjo”, ka shkruar Çitaku.

    Në letrën që nëntëvjeçari e ka shkruar për presidentin amerikan, thotë se do të donte të mësonte më shumë për historinë, trashëgiminë dhe sportin në Amerkë.

    “Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj”, thuhet në letër.

    Letra e plotë që nëntëvjeçari e ka shkruar për presidentin amerikan, Joe Biden:

    I dashur Z. Biden,

    Shkëlqesia juaj, i dashur Z. President

    Shpresoj se jeni mirë dhe keni pasur një fillim të mirë në Shtëpinë e Bardhë.

    Emri im është Diell Sadriu, jam nga Kosova, Prishtina. Jam 9 vjeç dhe jam në klasën e tretë në British School of Kosova.

    Po ju shkruaj për të ju kërkuar me mirësi mbështetje: Në shkollën tonë ne mësojmë lëndë të ndryshme, por mësojmë shumë pak për SHBA-në. Për shembull: historinë amerikane, sportin, trashëgiminë amerikane, etj.

    Pres të marr përgjigje nga ju së shpejti, me urimet më të mira, Diell Sadriu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!