×
  • Lajme
  • Lajme

    Nervozohet Zotëriu i Parë në Detyrë: Boll ma!

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 15:27

    Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu ka reaguar pas kërcënimeve  në adresë së ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani.


    Sadriu ka thënë se gjuha ofenduese nga bartës të institucioneve të caktuara po përkthehet tash e sa ditë në kërcënime specifike, shkruan Reporteri.net

    “Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve” ka shkruar Sadriu ndër të tjera.

    “Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të pëkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njejtin synim.Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve”, shkruan ai.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme U.D e Presidentit, Vjosa Osmani u raportua se është kërcënuar në Facebook. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!