×
  • Lajme
  • Lajme

    Nesër protestohet në Gjakovë, në mbrojtje të policëve që zunë hajnat – por u suspenduan nga drejtoria

    Reporteri
    13 Gusht 2019 | 21:13

    Një protestë nga një grup qytetarësh të Gjakovës është paralajmëruar të mbahet nesër (e mërkurë), prej orës 10:00, para stacionit të Policisë në Gjakovë.


    Protesta është thirrur për siç thuhet të mbrohet puna dhe dinjiteti i Policisë, shkruan Reporteri.net.

    Protesta është thirrur pas vendimit skandaloz të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Inspektoriatit Policorë të Kosovës për suspendimin e gjashtë policëve në Gjakovë, përshirë komandantin Kristë Gjoka, vetëm pse para një viti kishin kapur në flagrancë dhe i ishin kundërpërgjigjur me të shtëna, një grabitësi të armatosur që duke provuar t’i ikte policisë kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

    Kujtojmë se vendimi i Drejtorisë së Policisë për të suspenduar policët që kryejnë punën e tyre dhe arrestojnë grabitësit, ka ardhur në kohen kur grabitjet e armatosura dita ditës po kthehen shqetësim për shoqërinë në Kosovë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!