×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    19 Prill 2024 | 7:14

    Ngjarjet e datës 19 prill 2024:

    Nënkryetarja e Kryeqytetit, Jehona Lushaku Sadriu do të ligjërojë kundër dhunës me bazë gjinore, në orën e parë të mësimit, në një nga klasët e Gjimnazit “Sami Frashëri”. (Ora 08:00)

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viziton fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kujevë-Dollc”. (Afër fshatit Gllarevë, ora 10:00).

    Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon tryezën e rrumbullakët me temën “Perspektiva për drejtësinë për krimet e luftës – 25 vite më pas”. (“Hotel Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

    Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, së bashku me Fondacionin Friedrich-Naumann-Stiftung für die Freiheit (FNF) publikojnë Studimin “Challenges of Accessing the Labour Market – Middle-Aged Women in Kosovo”. (Hotel Garden, Prishtinë, ora 10:00)

    Me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës se rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj, organizohet Ndarja e Çmimit “Ditët e Shqipes” për Veprimtari të dalluar. LauratëtL Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. (Salla e konferencave e UBT-së, Lipjan, ora 12:00)

    Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 14:00)

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!