×
  • Lajme
  • Lajme / Mbledhja e gjashtë

    Plani i Rritjes së BE-së, mblidhet Këshilli Ministror për Integrim Evropian

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 7:19

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me zv.kryeministrin Besnik Bislimin dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve dhe dikastereve relevante sot do të marrin pjesë në mbledhjen e VI’të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku do të diskutohet për përgatitjet në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028.

    Kështu është bërë e ditur në një njoftim të Kryeministrisë.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi dhe ministrat e udhëheqësit e institucioneve e dikastereve relevante, në mbledhjen e VI-të të Këshillit Ministror për Integrim Evropian (KMIE), ku do të diskutohet për përgatitjet e vendit tonë në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor si dhe për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

    Kujtojmë e Kosova, aktualisht, është nën masat e BE-së për shkak se është vlerësuar se nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për të shtensionuar situatën në veri. Këto masa përfshijnë edhe mosshqyrtimin e disa projekteve nga Kosova që financohen përmes fondeve të para anëtarësimit të BE-së (IPA).

    Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

    Plan i ri për rritje në Ballkanin Perëndimor është i bazuar në katër shtylla.

    Shtylla e parë është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së”. Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

    Shtylla e dytë e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”. Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.

    Shtylla e tretë e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!