×
  • Lajme
  • Lajme / Kalendari

    Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

    Reporteri
    08 Maj 2024 | 7:20

    Ngjarjet e datës 08 Maj 2024:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës në Saradran, bën homazhe te lapidari i fshatit. (Saradran, Istog, ora 08:30)

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te lapidari i tre dëshmorëve të fshatit Saradran, Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj. (Saradran, Istog, ora 08:45)

    Demokraci Plus mban konferencë për media ku do të publikohet analiza e shkurtër: Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim publik. (Zyret e Demokraci Plus, ora 10:00)

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

    Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 11:00)

    Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi Komunal Prizren, ora 12:00)

    Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) mban konferencë për media, shpaloset e bashkëpunimit mes FBK-së dhe Korporatës Rugove. (Zyret e FBK-së, ora 13:30)

    Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. Kuvendi i Kosovës, salla N204, ora 13:30)

    Lansohet platforma online për komunitetet të zhvilluar nga OJQ Qendra për Mbrojtjen e Kulturës Demokratike (ACDC) në bashkëpunim me Zyrën për Çështje të Komuniteteve nën Zyra e Kryeministrit. (Salla e konferencave ‘Mona’ të ndërtesës Capital Gate, Prishtinë, ora 14:30)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!