×
  • Lajme
  • Lajme

    O’Brien në takim me Thaçin: Administrata e Trumpit e gatshme të ndihmojë për arritjen e marrëveshjes

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 9:33

    O’Brien ka shprehur gatishmërinë e SHBA-ve për ndihmë në dialogun Kosovë – Serbi.


    Robert O’Brien, Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar lajmin për takimin me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se administrata e Presidentit Trump është e gatshme të ndihmojë palët që të arrijnë një marrëveshje nga e cila do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

    Ky është postimi i plotë i Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Trumpit, O’Brien:

    KSK O’Brien është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të shfrytëzuar momentumin e krijuar nga marrëveshjet e fundit për trafikun ajror, hekurudhor dhe rrugor me Serbinë. Presidenti Trump (@realDonaldTrump) dhe administrata e tij janë të gatshëm të ndihmojnë të dyja palët që të arrijnë një marrëveshje që është në dobi edhe të popullit në Serbi, edhe në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!