×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani dhe Orlando flasin për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 15:14

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim ambasadorin italian Nicola Orlando.


    Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politik në vend.

    “Presidentja Osmani e ka njoftuar ambasadorin Orlando për koordinimin e vazhdueshëm me institucionet e reja, si dhe angazhimin e plotë për bashkëpunim me partnerët dhe miqtë e Kosovës, në mënyrë që sa më shpejtë të shtyhen përpara reformat e premtuara. Sipas saj, rezultatet e një bashkëpunimi të tillë u panë së fundmi edhe me aksionin kundër krimit të organizuar transnacional, që ishte rezultat i punës së e përbashkët të policive të rajonit dhe shteteve të tjera. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje të plotë për ndihmën e Italisë dhe theksoi që një zhvillim i tillë është konfirmim i arsyes dhe nevojës për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq ambasadori Orlando ka theksuar se shteti italian do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në përmbushjen e reformave, duke spikatur në mes tjerave edhe angazhimin e plotë dhe mbështetjen e vazhdueshme për në sferën e fuqizimit të rolit të grave në çdo fushë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!