×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Nëse ballafaqohemi me situtata të tilla si ajo e djeshmja, do të detyrohem ta mbroj integritetin e KQZ-së

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 18:12

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, i është drejtuar publikut përmes një videoje lidhur me vendimet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me certifikimin e listave të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Osmani ka thënë se nëse ndodh që edhe njëherë qytetarët dhe partitë të ballafaqohen sërish me atë që ndodhi në mbledhjen e së premtes të KQZ-së, ku disa parti nuk u certifikuan, do të detyrohet të marrë të gjitha masat sipas përgjegjësive që ka, shkruan Reporteri.net.

    “Në rast se ballafaqohemi me situtata të tilla si ajo e djeshmja, ku abuzohet me KQZ si një institucion i pavarur për të shtyrë përpara agjenda partiake, do të detyrohem të marr të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së dhe procesit zjedhor siç e parasheh ligji për zgjedhjet dhe Kushtetuta.”, tha ajo.

    Ajo ka kritikuar kryetaren Daka, se nuk është e thirrur të shtyjë përpara agjenda partiake dhe të ngre kurthe për partitë tjera.

    Sipas saj, ajo çka nodhi dje në mbledhjen e KQZ-së ka qenë e paprecedentë, e pahijshme dhe e patolerueshme.

    “Ajo çfarë kemi parë dje në mbledhjen e KQZ-së, ka qenë e paprecedentë, e pahijshme dhe e patolerueshme. Si U.D e presidentit, kam për detyrë që të siguroj funksionimin e mirë të institucioneve të Kosovës. Para syve të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dje u bë presion marramendës ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim dhe u kërcënua udhëheqësi i kësaj zyre.”, tha Osmani.

    Në mbledhjen e djeshme, KQZ nuk certifikoi listat e disa partive politike, duke u bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila nuk lejon kandidimin e personave që janë të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit.

    Nga ky vendim pëson edhe lideri i VV-së, Albin Kurti, pasi që i njëjti është i dënuar me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Kujtojmë se Vjosa Osmani me iniciativën e saj qytetare garon në një listë të përbashkët zgjedhore me VV-në për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen më 14 shkurt./ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!