×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani nesër ndërmerr edhe një hap për dënimin e deputetëve që pinë cigare në Kuvend

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 21:33

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka kërkuar nga Inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë që të shqiptojë dënime për deputetët që e shkelin Ligjin për Duhanin në Kuvendin e Kosovës.


    Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit tha për klankosova.tv se kryekuvendarja nesër do të dërgojë me shkrim këtë kërkesë në MSH.

    “Nesër në mëngjes kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani do t’i dërgoj kërkesën Ministrisë së Shëndetësisë me shkrim”.

    “Ajo do kërkoj prej tyre që ta monitorojnë zbatimin e ligjit antiduhan dhe t’i shqiptojnë dënimet e parapara me ligj”, ka thënë Kupina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!