×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani për 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 13:04

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

    Ajo është shprehur se po përkujtohet 25 vjetori i një ngjarjeje që, sipas saj, ndryshoi rrjedhën e historisë.

    “Sot jemi mbledhur për të përkujtuar 25 vjetorin e një ngjarjeje që ndryshoi rrjedhën e historisë, një ngjarje që i tregoi botës se çfarë mund të arrijë një popull që e do dhe e meriton lirinë, sidomos kur në krye të tij ka patriotë të devotshëm e trima sikurse komandanti legjendar, Adem Jashari me familjen e tij, por edhe vajza e djem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ajo.

    Osman tha se kujtimi për heronjtë dhe respekti për luftëtarët do jetë gjithmonë në zemrat dhe mendjat e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

    “Të gjithë heronjëve të rënë, faleminderit përjetësisht, faleminderit për shërbimin, guximin dhe sakrificën gjithë luftëtarëve tanë, kujtimi për heronjtë dhe respekti për luftëtarët do jetë gjithmonë në zemrat dhe mendjat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke e çmuar dhe ruajtur fortë lirinë dhe Republikën tonë, Zoti e bekoftë familjen Jashari, Zoti i bekoftë të gjithë dëshmorët tanë, Zoti i bekoftë qytetarët tanë dhe Republikën e Kosovës”, u shpreh tutje ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!