×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani takon ambasadorin austriak: BE-ja të jetë më e zëshme karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 15:24

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

    Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

    Osmani ka ritheksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara ta vazhdojnë koordinimin e plotë me partnerët ndërkombëtarë, ashtu siç janë koordinuar edhe deri më tani, thuhet në një komunikatë për media.

    Osmani kërkoi që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm karshi tendencave destabilizuese të Serbisë në Kosovë e rajon.

    Më tej, në takim me ambasadorin Weidinger, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon.

    Osmani tutje theksoi se Kosova pret mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!