×
  • Lajme
  • Lajme / Lajm i mirë

    Osmani: Zëri i evropianëve u dëgjua, faleminderit që votuat për Kosovën

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 20:17

    Presidentja Vjosa Osmani i ka falënderuar të gjithë deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të cilët votuan për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, përcjell Reporteri.net. 

    Osmani shkroi në “X” se “zëri i evropianëve është dëgjuar!”.

    “Faleminderit të gjithëve deputetëve të Asamblesë Parlamentare të KiE që votuan pro Kosovës anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës sot!”.

    Kosova kalon me sukses sfidën e parafundit drejt anëtarësimit në KiE

    “Një falënderim i madh për delegacionin tonë dhe të gjithë ata që mbështesin vazhdimisht popullin e Kosovës. Edhe një hap!”, shkroi Presidentja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!