×
  • Lajme
  • Lajme / Kuvendi

    Pak para se të fillojë diskutimi për raportin e DASH-it, Kurti del nga seanca

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 11:44
    Foto e kryeministrit Albin Kurti nga arkivi

    Pak para se të fillojë diskutimi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kryeministri Albin Kurti doli nga seanca, përcjell Reporteri.net. 

    Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare në të cilën pritet që të shqyrtojë projektrezolutën për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

    Opozita e ka akuzuar Qeverinë Kurti rreth këtij raporti dhe e ka kritikuar ashpër.

    Më 22 prill, DASH-i publikoi Raportin për Kosovën, ku mes tjerash, problemet me pavarësi të gjyqësorit dhe kufizimet në liri të mediave, ishin shqetësimet kryesore për Kosovën.

    Në raport është përmendur se më 2023 nuk është raportuar për ndonjë ndryshim të madh sa i përket situatës me të drejta të njeriut në Kosovë.

    Në raportet e kaluara është përmendur edhe korrupsioni qeveritar dhe kërcënimi për dhunë që shënjestron minoritete etnike dhe komunitetet e margjinalizuara.

    “Qeveria ka marrë hapa kredibilë por jokonsistentë për të identifikuar, hetuar, gjykuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer abuzime me të drejtat e njeriut”, është thënë në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!