×
  • Lajme
  • Lajme

    Pamje nga aksioni në Veri, vendi i mbushur nga Njësia Speciale

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 8:03

    Janë bërë edhe disa video nga aksioni i hershëm sot në Veri, ku arrestuan dy persona.


    Në video shihen shumë pjesëtarë të Njësisë Speciale në këtë pjesë të vendit.

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim.

    Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

    Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani i cili ka deklaruar se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!