×
  • Lajme
  • Lajme

    “Paraqitje super e mirë”, Shpend Ahmeti e komenton paraqitjen e Albin Kurtit në Bruksel

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 21:48

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në vizitën e dytë të tij në Bruksel në nivel të lartë për dialogun Kosovë-Serbi.


    Ahmeti, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, e ka cilësuar si “super të mirë” paraqitjen e Kurtit në takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Express.

    “Paraqitja e Kosovës – Albinit dje në dialog ishte super e mirë. Më e mirë se sa punët qysh i kemi si shtet!”, ka shkruar tutje ai.

    Ndryshe, Kurti përgjatë ditës së djeshme mbajti takim me ndërmjetësimin e BE’së me Vuçiqin për çështje të dialogut, për çka patën mos-pajtime.

    Kryeministri Kurti ka thënë se presidenti serb ka refuzuar të nënshkruajë Deklaratën e Paqes për shkak të togfjalëshit “përballje me të kaluarën”.

    Në Deklaratën e Paqes, ndër të tjera, përfshihej zotimi mes Kosovës dhe Serbisë që të mos e sulmojnë ushtarakisht njëra tjetrën. Po ashtu, në dokument përmendej edhe njohja reciproke si rezultat i marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!