×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për këtë javë

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 8:10

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.


    IHK njofton se vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

    Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.

    Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

    Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës.

    Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!