×
  • Lajme
  • Lajme

    Pasi nuk e kaloi pragun, Fatmir Limaj merr ftesë që të kthehet në PDK

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 21:14

    Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Ismail Syla, i cili është edhe këshilltar i Presidentit Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook, ka kërkuar rikthimin e Fatmir Limajt në këtë parti.


    Syla ka shkruar se Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.

    “I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shkruar ai.

    Ky është postimi i plotë i Ismail Sylës:

    ME SHKAS

    Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s. I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK. URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!