×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK kritikon Qeverinë Kurti përmes një video-mesazhi: Dy vjet arsyetime, dy vjet dështime

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 18:21

    Partia Demokratike e Kosovës ka numëruar disa prej, siç i quajnë ata, dështimet e Qeverisë Kurti në dy vjetorin e ardhjes së tyre në pushtet.

    “Dy vjet të Qeverisë Kurti në 30 sekonda”, është videomesazhi i publikuar nga lideri i kësaj partie, Memli Krasniqi, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Në këtë video përmendet afera Martin Berishaj, zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, “Zajednica”, derisa janë listuar edhe disa premtime të parealizuara, si Vettingu, konfiskimi i pasurisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.

    “Dy vjet arsyetime – dy vjet dështime!”, ka shkruar Krasniqi në mbishkrim të videos.

    Të drejtën për të udhëhequr me shtetin, qeveria aktuale, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti, e mori më 23 mars 2021. /Reporteri.net/.

    Video e plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!