×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK mundohen “të ia shesin” LDK-së anëtarin e saj që u arrestua për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove të thesarit

    Reporteri
    21 Tetor 2020 | 19:03

    Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të Labinot Grudës, për të cilin Reporteri.net, raportoi se ishte anëtarë i kësaj partie, i cili u arrestuar lidhur me avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.


    Në reagimin e kësaj partie thuhet se Partia Demokratike e Kosovës, me shqetësim ka marrë lajmin për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Situata është edhe më e rëndë kur në këtë fazë tejet të ndjeshme janë bërë shkarkime në tri institucione që luftojnë krimin dhe mbikëqyrin sektorin financiar të shtetit.

    “PDK sqaron se zyrtari i arrestuar në Ministrinë e Financave nuk është dhe kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, qytetarët e Drenasit e dinë fare mirë që i apostrofuari vjen nga një familje që tradicionalisht kanë qenë mbështetës të LDK-së në këtë komunë. Për më tepër i ftojmë mediat që këtë ta hulumtojnë vetë jashtë PDK-së”, thuhet në reagimin e PDK-së.

    Ata kanë kërkuar edhe dorëheqjen e ministres Hykmete Bajrami.

    “Para disa ditësh, Kryeministri Hoti në mënyrë arbitrare kishte shkarkuar drejtorin e Policisë, drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e Doganës. Nuk vonoi shumë ku edhe Qeveria Hoti pa ndonjë paralajmërim ka shuar task-forcën për luftimin e krimeve të natyrës që sot po shohim në Thesarin e Shtetit. PDK kërkon përgjegjësi të plotë institucionale dhe politike nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe kryeministri Hoti për këtë krim ekonomik qeveritar.  Për t’i dhënë hapësirë hetimeve të pavarura, e për t’ju shmangur ndërhyrjes politike, PDK kërkon dorëheqjen e Ministres Bajrami dhe fton organet e drejtësisë që të hetojnë çdo individ që është përfshirë në këtë krim qeveritar”, thuhet në reagim.

    Por, fotografitë e siguruara nga Reporteri.net thonë të kundërtën. Ai vazhdimisht në profilin e tij në Facebook ka ndarë me miqtë e tij postime në përkrahje të PDK-së.

    Gazeta Online ‘Reporteri.net’, pak pasi u njoftua arrestimi i tij, raportoi se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

    Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!